Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Një 62-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Barç, ndërsa në pranga ka rënë shtetasi P.V.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 62 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU: 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button