Lajme

Humbi jetën teksa kthehen në shtëpi 68-vjeçari në Korçë

Një 68 vjeçar ka gjetur vdekjen teksa kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Ravonik të Korçës. 68 vjeçari D.B ka qenë duke ecur me biçikletë në unazën e qytetit kur papritur është rrëzuar në asfalt.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i personave që punojne në bizneset pranë unazës të cilët i kanë ardhur në ndihmë të moshuarit ndërkohë që kanë lajmeruar dhe shërbimin e urgjencës.

Burime për korrespondentin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, thanë se D.B ka gjetur vdekjen pa mbërritur në spitalin rajonal të Korçës.

Paraprakisht nga spitali bëhet me dije se 68 vjeçari mund të ketë gjetur vdekjen për shkak të probleme kardiake por do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Policia rrugore për procedurë ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes por edhe për grupin e hetimit vdekja cilësohet natyrale.

LEXONI GJITHASHTU:




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button