Lajme

“Kam 22 tatuazhe, agjëroj dhe lexoj Kuran”-Besimtarja e pazakontë

Dilara Kogjakater është një vajzë  22 vjeçe nga Kosova e cila jeton në Prizren dhe është Tiktok-ere dhe influencere e njohur, me një stil mjaft të veçantë.

E ftuar në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews, ajo ka treguar se ka në trup 22 tatuazhe ku secili prej tyre ka një kuptim të caktuar.

Ajo ka treguar gjithashtu se pavarësisht stilit të veçantë të saj  me flokë blu, tatuazhe e piercing, ajo është besimtare myslimane, ndonëse nuk e praktikon shkuarjen në xhami apo faljen.

Dilara tha se gjithnjë agjëron në muajin e Ramazanit dhe se më parë ka shkuar edhe në kurs për leximin e Kuranit.

“Gjithmonë kam qenë besimtare myslimane. Unë agjëroj, por nuk jam shumë që të shkoj në xhami, apo më shumë. Kam shkuar në xhami, kam bërë edhe kurs kurani, por kur isha më e vogël”,-tha Dilara.

LEXONI GJITHASHTU:




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button