Lajme

U kap duke drejtuar makinën i dehur, pezullohet nga detyra punonjësi i policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH të pezullojë  menjëherë nga detyra, punonjësin e policisë, Inspektor i Parë F.H, 51 vjeç, me detyrë SPZ, në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Mbështetur në ligj, pezullimi pa pagesë, deri në ndryshim të statusit me vendim të gjykatës, u bë pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e ka arrestuar punonjësin e policisë për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për punonjësin e policisë.

Drejtoria për Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat.

LEXONI GJITHASHTU: 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button