Lajme

“Unë nuk besoj te lideri”/ Kryemadhi-Metës

Monika Kryemadhi tha këtë të premte në mbledhjen e komitetit drejtues të Partisë së Lirisë se kjo parti e ka pasur bazën e saj te familja, pasi “institucioni i familjes ndërton institucionin e shtetit”.

E ndërsa statusi i ri përjashton atë nga pozicionet drejtuese të partisë, ajo pyet nëse krahinalizmi do të merret për bazë, pasi sipas saj Meta propozon vazhdimisht skraparllinj.

“Dua t’ju them edhe një gjë për nepotizmin. Në një parti politike, nepotizmi nuk është fatkeqësi, sepse partia jonë është një parti që bazën dhe vlerën e ka te familja. Ne besojmë te prindi, ne besojmë te familja ne besojmë te nëna e te babai, besojmë te motra dhe te vëllai, besojmë te bashkëshortja, sepse institucioni i familjes ndërton institucionin e shtetit. Unë nuk besoj te lideri. Unë besoj te institucioni. Një parti e fortë si institucion është shumë më e fortë se një parti individi”,-tha kryemadhi.

Ajo shtoi më tej:

“Jam shumë kurioze përt grupin e statutit, si do të ndodhë me krahinalizmin. A do propozoj Ilir Meta një skrapali tjetër?”, tha ajo duke renditur një sërë emrash me origjinë nga Skrapari, duke e quajtur këtë krahinalizëm.

LEXONI GJITHASHTU:




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button