Lajme

Ekspertja: Nëse Izraeli do përdorë armën bërthamore është kërcënim për gjithë botën

Enika Abazi, eksperte e çështjeve ndërkombëtare tha në një intervistë për Euronews Albania se Izraeli është një nga shtetet më të armatosura në Lindjen e Mesme.

Sipas saj, nëse Izraeli vendos të përdorë armën bërthamore, të cilën e posedon, është kërcënim për gjithë botë.

“Në planin ndërkombëtar situata është e komplikuar, SHBA kanë qenë gjithnjë në mbrojtje të Izraelit por edhe ata kanë kufizimet e tyre për shkak të politikë së brendshme, pasi një pjesë e popullsisë myslimane i është kundërpërgjigjur Biden, kjo e bën situatën edhe më të vështirë. Izraeli është vendi më i armatosur në Lindjen e Mesme, është posedues i armëve bërthamore dhe ka mendësinë e vet se një vend që ka armë bërthamore nuk mund të dështojë, është kërcënimi më i madh që mund të bëhet. Për ata që i njohin pak më shumë ato janë kërcënim për të gjithë botën, ndaj mund të kemi një situatë të vështirë. Ndaj thuhet se armët bërthamore janë vetëm për të parandaluar konfliktet, jo për t’i përdorur”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekspertja: Nëse Izraeli do përdorë armën bërthamore është kërcënim për gjithë botën appeared first on Euronews Albania.


Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button