Lajme

Shqiptarët mbetën pa deputet në Kroaci,

E udhëhequr nga kryeministri Andrej Plenkoviç, partia në pushtet fitoi zgjedhjet parlamentare por pa një shumicë absolute. Kjo parti përballet me bisedime të vështira për të formuar qeverinë.

Deputetja shqiptare e Kroacisë Ermira Leka Prlaskaj në një intervistë për Euronews Albania theksoi Plenkoviç dhe partia e djathtë e tij ka simpati dhe mendoj se shqiptarët do të vazhdojnë një bashkëpunim të ngushtë me të.

“Me bashkëpunimin që kam pasur me Plenkoviç për mua ka qenë zgjedhja më e mirë dhe tani varet dhe nga pjesa e palës tjetër të djathtës që janë duke negociuar me Plenkoviç dhe tani jemi në pritje e sipër se si do të rrjedhë kjo dhe cilat janë  kërkesat e partisë që është e djathta konservative dhe nëse arrin një marrëveshje atëherë çdo gjë është në rregull dhe nëse jo do të shkohet në zgjedhje paraprake.

Ai ka pas të drejtë të kandidohet mirëpo e ka harruar një fakt se ai është president i shtetit dhe ka një përgjegjësi si i tillë. Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar ose të tërhiqet nga roli i presidentit, ose ta mbajë rolin e presidentit.  Ai u tërhoq dhe bëri disa hapa  të gabuar. Qytetarët u zhgënjyen nga sjellja e tij. Plenkoviç dhe partia e djathtë e tij ka simpati dhe mendoj se shqiptarët do të vazhdojnë një bashkëpunim të ngushtë me të. Natyrisht që nuk do të jetë njëjtë si më herët kur kam qenë në parlamentin kroat që kam qenë çelës i hapjes së shumë dyerve, mirëpo besoj se do të gjejë mënyra të tjera të bashkëpunimit me qeverinë e cila do të marrë mandatin. Jemi në pritje pasi ka shumë spekulime”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button