Lajme

Shqipëria del nga sistemi i monitorimit të KiE, Nikolla: Tregon arritje

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës është votuar unanimisht për daljen e Shqipërisë nga sistemi i monitorimit të përhershëm të KiE-së.

Përmes një reagimi, kryeparlamentarja Lindita Nikolla është shprehur se ky vendim është një tjetër rikonfirmim i arritjeve të reformave, konsolidimit të vlerave dhe institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës, mbrojtjes së lirive e të drejtave të njeriut.

Nikolla ka falënderuar delegacionin e Kuvendit të Asamblesë Parlamentare të KiE për lobimin për prezantimin e progresit të Shqipërisë.

“Votimi unanim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për daljen e Shqipërisë nga sistemi i monitorimit të përhershëm të KiE është një tjetër rikonfirmim i arritjeve të reformave, konsolidimit të vlerave dhe institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës, mbrojtjes së lirive e të drejtave të njeriut.

Një falenderim të veçantë për delegacionin e Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe lobimin e fuqishëm për prezantimin e progresit dhe sukseseve të Shqipërisë”, ka thënë Nikolla.

LEXONI GJITHASHTU:




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button