Lajme

“Sterilizimi”| Çfarë pritet të vendoset sot në GJKKO për dosjen

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për çështjen “Sterilizimi”, gjyqtarja Flojera Davidhi do vendosë nëse do e kalojë dosjen për gjykim, nëse do e kthejë në SPAK për plotësim hetimesh apo nëse do pushojë akuzat ndaj 9 të pandehurve.

Të pandehur në këtë proces janë 9 persona, dy prej tyre të lënë në masën “arrest në burg”. Konkretisht ish zëvëndës ministri i shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Dy të tjere janë lënë në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa 5 personat e tjerë, në mesin e të cilëve edhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, janë në masën “detyrim paraqitje”.

Mbi 9 të pandehurit rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumentave.

I pranishëm në seancë është edhe ish ministri Ilir Beqaj, i cili mbërriti në ambientet e GJKKO rreth orës 08.40, nën shoqërinë e avokatit të tij Ermal Yzeiraj.

LEXONI GJITHASHTU:




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button