Sport

Kualifikimet në grupin D, përballje e fortë Angli- Çeki dhe Kroaci- Skoci

Ditën e sotme, në kuadër të Euro2020 do zhvillohen ndeshjet e grupit D për kualifikimet 1/8. Mësohet se Anglezët do presin në shtëpi Çekinë, por dihet se të dyja skuadrat e kanë të garantuar kualifikimin tutje.

Anglezët luajnë për fitoren që ta mbyllin fazën e grupeve,, ndërsa Çekia do mjaftonte me një barazim.

Ndeshja tjetër është Kroaci- Skoci. Kujtojmë se kroatët kanë zhgënjyer me paraqitje në dy ndeshjet e para dhe sonte do të tentojë fitoren, e cila e kualifikon tutje. Por, e njëjta vlen edhe për Skocinë, që me fitore do të kualifikohej për 1/8 e finales së Kampionatit Evropian. Barazimi nuk i kryen punë asnjërës skuadër. Të dyja këto ndeshje startojnë nga ora 21:00.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button